Rasti “Kumanova”: Të akuzuarit nuk pajtohen me disa momente të kapura në foto-dokumentacionin e Prokurorisë Publike

Seanca e sotme gjyqësore e të akuzuarve për rastin e Kumanovës ka filluar pa ankesa për keqtrajtime. Pas alarmeve të avokatëve dhe mediave, nga ajo që u pa sot janë ndërruar shoqëruesit e të akuzuarve- pjesëtarë të njësitit special si dhe policët pëgjegjës për të siguruar mbajtjen e seancës gjyqësore. Megjithatë, të akuzuarit, derisa Prokuroria Publike shpaloste albumet me fotografi nga vendi i ngjarjes më 09/10.05.2015, kanë reaguar në disa raste për fotografi të montuara, raporton Portalb

Për kundërshtimet e të akuzuarve ndaj foto-dokumentacionit të Prokurorisë Publike ka njoftuat edhe avokati mbrojtës Naser Raufi.

“Kishte disa reagime, kundërshtime të fotografive. Ka fotografi për të cilat të akuzuarit thonë se janë të montuara. Për shembull Mirsad Ndrecaj, është në një foto ku nuk është i lënduar te fytyra, ndërsa është gjetur me një gjendje që s’ka teori të mos jetë i lënduar… dhe disa raste tjera, momente që siç thonë të akuzuarit disa prej të vdekurve nuk kanë qenë sikur në pozitën që shihen në foto”, tha avokati mbrojtës Raufi.

Sot ishte ndër seancat e rralla gjyqësore që të akuzuarit të mos ankohen për keqtrajtim.

“Ne për keqtrajtimin ankohemi prej në fillim. Tani ka disa reagime më konkrete. Asnjëherë nuk është vonë. Të shohim se si do të rezultojë deri në fund. Për rastet e mëparshme të keqtrajtimeve lënda është proceduar te Prokuroria Publike dhe punohet në atë 8-9 muaj. Mendoj që identiteti i personave të njësitit special është problem pse nuk ka përgjegjësi deri më tani. Identitetin e pjesëtarëve MPB duhet t’ia jep Prokurorisë Publike”, deklaroi Raufi, raporton Portalb.

Seanca e radhës do të mbahet më 14 tetor./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button