Shoqatat e Gostivarit dhe Maqedonisë peticion për devijimin e lumit Radika

Mbi 30 shoqata nga Gostivari, u janë bashkangjitur shoqatave të tjera në Maqedoni, duke nënshkruar një letër proteste, ose peticion,  kundër ndërtimit të hidrocentralit në Fushë-Lukovë. 

Koordinatori i këtyre shoqatave, Lulëzim Fejzullai, sqaron se letra e protestës tashmë është nënshkruar nga thuajse të gjitha shoqatat ekzistuese në Gostivar, përfshi këtu edhe ato kulturore dhe sportive.

“Me nënshkrimin e letrës, shoqatat joqeveritare nga komuna e Gostivarit, Vrapçishtës dhe Mavrovë-Rostushës shprehen kundër ndërrimit të rrjedhës së lumit Radika”, -raporton radio “Vala”, në Maqedoni.

Fejzullahu shpjegon dhe arsyen e kësaj nisme. “Kjo për arsye se konsiderojmë që dëmtohet bota bimore, dëmtohet bota shtazore, humbet biodiversiteti, çrregullohet bota nënujore e lumenjve, disbalancohet ekosistemi, zhduken llojet e shtazëve në rrezik, siç është Rrëqebulli (macja e egër), shkaktohen ndryshime klimatike dhe humbet kapaciteti për zhvillim të blegtorisë”.

Me këtë nismë, kërkohet prej qeverisë, pushtetit lokal, institucioneve dhe organeve qeveritare të ndërpritet tërësisht projekti “Fusha e Lukovës”, dhe në përputhje me ligjet ndërkombëtare, të respektohet vullneti i popullit./Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button