Një banor i Alldancit të Krushevës është i dyshuar për vëllavrasje

Një banor i fshatit të Krushevës Alldanc mori masë paraburgimi prej 30 ditëve nën dyshimin se të premten ka kryer “vrasje” dhe “vrasje në tentim” njofton MIA.

“Pрokurori kompetent nga PTHP Prilep, gjykatësit të procedurës pаrаprake i parashtroi kërkesë për masë praburgimi pë një person nga fshati i Krushevës, Alldanc, për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer vepra penale “vrasje” dhe “vrasje në tentim””, kumtoi sot Prokuroria publike e RM-së.

I dyshuari ngarkohet se me paramendim, në mënyrë dinake e ka privuar nga jeta vëllaun e tij, duke e sulmuar me sëpatë në shtëpinë e tyre familjare, e më pas ka vazhduar ta godasë në pjesën e kokës mе gyp metali derisa nuk i ka shkaktuar vdekjen.

Pas vrasjes së kryer, siç thuhet në kumtesë, i dyshuari është nisur drejt shtëpisë në afërsi ku me gypin e njejtë të metalit ka tentuar ta privojë nga jеta një fëmijë 14-vjеçar, por më pas është parandaluar nga fqinjët të cilët e kanë zënë. Fëmija me lëndime trupore është dërguar në spitalin në Prilep ku i është ofruar ndihma mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Gjykatësi i procedurës paraprake e pranoi propozimin nga prokurori themelor publik dhe të dyshuarit i caktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button