Lajm që nuk informon, por shton konfuzionin te publiku

[Recension: Diplomatja Adelina Marku reagon ndaj një artikulli të botuar në një medium shqip]

Nëse nuk ka një kënd aktual prej ku duhet nisur lajmi, nëse nuk është e qartë se cili është qëllimi i tij në informimin e publikut, atëherë nuk kemi të bëjmë aspak me lajm. E tillë është përmbajtja që po recensojmë, në të cilën nuk është saktësuar dhe nuk kuptohet qartë se ku është lajmi, tek artikulli i një portali apo tek reagimi i diplomates.

Në fakt, autori ka tentuar të informojë për reagimin e diplomates ndaj një përmbajtjeje të botuar në një medie tjetër, por kjo gjë nuk është shpjeguar në mënyrë kronologjike, përderisa vetë teksti më tepër rëndësi i ka kushtuar përmbajtjes së lajmit në të cilin reagohet, se sa vetë reagimit të diplomates, që është marrë si bazë për lajmin, të cilin po e analizojmë.

Një artikull i botuar në një medium shqip në të cilin shkrim është trajtuar puna e arsimit, universitetit e përfshirë këtu edhe politika ku sipas shkrimit thuhet se një parti e sapoformuar nëse vjen në pushtet do të shndërojë një universitet të sapoformuar në një institucion arsimorë si duhet, gjë që ky shkrim ka ngjallur debat të madh në rrjetet sociale derisa vet diplomatja Marku ka reaguar përmes një statusi në të cilin shkruan:

diplomatja-adelina-marku-screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Diplomatja Adelina Marku reagon ndaj një artikulli të botuar në një medium shqip
Data dhe koha e publikimit: 02.10.2016
Data e recensionit: 03.10.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Lajmi është aq konfuz, sa që ka ikur nga binaret e informimit. Teksti nuk ka strukturë e as radhitje gazetareske dhe është i parregulluar në aspektin stilistik. Qëllimi i lajmit ka qenë adresuar në mënyrë indirekte, gjë që thuhet nga vetë autori në hyrje të tekstit, e që frymon edhe mes rreshtave të përmbajtjes. Nuk mungon edhe doza propagandistike dhe cinizmi i redaksisë, duke mos përmendur emrin e portalit nga ku ka ardhur lajmi bazë as në titull as në tekst. Pavarësisht se lajmi është botuar dhe për të është shfrytëzuar një qëndrim personal i Adelina Markut e jo një qëndrim si diplomate, autori e ka cituar burimin  si diplomat.

Cudi, nje parti e patestuar ne zgjedhje ben premtime per nje univerzitet te patestuar ne mesimxenie…hmmmm, konstatoj se perzierja e partise ne arsim do vazhdoka panda! Kur te patestuarit per te panxenet godasin me ambicie te ketilla, mua me vdes ardhmeria ngadale ngadale! Tani, o ”ALMAKOS” ia ka fut kot, ose ata qe kane bere ”Platformen ” e partise Besa kane shkarravitur me torrollakizmin e ”huxhumit” kete premtim! Ne te dyja rastet, skandaloze! http://ëëë.almakos.com/besa-gjate-qeverisjes-se-saj-planifi…

Në tekst nuk shpjegohet se cila është ideja apo frymëzimi për deklaratë të burimit apo diplomates së apostrofuar. Të kishte pasur për qëllim informimin e publikut, përmbajtja do të jepte një sfond, në të cilin do të shpjegohej çështja e universitetit të ri, reagimet e opinionit, ekspertëve, si dhe qëndrimet zyrtare në lidhje me këtë çështje. Mosinkuadrimi i këtyre elementeve dëshmon se qëllimi i tekstit nuk ka qenë fillimisht informimi i publikut, por tendenca për të ‘përdorur’ kritikën ndaj një medie tjetër dhe për të propaganduar në kurriz të saj.

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button