Mustafa: Pasuritë në territorin tonë janë pronë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur keqardhje për veprimet e zyrtarëve të Listës Serbe për ta bojkotuar punën e Kuvendit dhe pjesëmarrjen në Qeveri si reagim ndaj Ligjit për “Trepçën”, transmeton Klan Kosova.

Këtë veprim të Listës serbe, Mustafa e ka quajtur veprim të ngutshëm pasi, sipas tij, nuk ekziston asnjë arsye që të ketë dyshime e pakënaqësi lidhur me ligjin e “Trepçës”. Në bhq intervistë për gazetën “Epoka e re”, kryeministri ka vlerësuar se vendimi i Listës Serbe për ngrirje të pjesëmarrjes në punën e Kuvendit dhe të Qeverisë është reflektim ndaj trysnisë së Beogradit mbi Listën Serbe.

“Është e qartë se kemi të bëjmë me një manifestim të infiltrimit të Serbisë në çështje të brendshme të Republikës së Kosovës, me trysninë që Serbia po ushtron mbi deputetët dhe ministrat nga Lista Serbe”

” Serbia duhet ta kuptojë përfundimisht se pasuritë në territorin e Kosovës janë pronë e Republikës së Kosovës. Se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe i pranuar nga 112 shtete të tjera”

” Ata duhet të lirohen nga vetëmashtrimi e aq më pak kanë nevojë të bëhen se po u besojnë gënjeshtrave të tyre, por ta pranojnë dhe të sillen karshi realitetit të krijuar me pavarësinë e Kosovës. Të dyja palët kemi nevojë t’i normalizojmë marrëdhëniet dhe të jetojmë si fqinjë të mirë”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se Ligji për “Trepçën” ofron mundësi të gjithanshme për organizimin dhe operimin e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button