SHBA, gjatë fundjavës 3 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Chicago

Në zonën metropolitane me normën e krimit më të lartë në Çikago të SHBA-ve në disa incidente që ndodhën gjatë fundjavës humbën jetën 3 persona ndërsa 26 të tjerë u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).

Departamenti i Policisë në Chicago bëri të ditur se dje në rajonin Little Village në pjesën jugperëndimore të qytetit, në dy incidente mbetën të vrarë 2 persona ndërsa një tjetër u plagos.

Personi me emrin Martell Rhodes, i cili në sulmin e armatosur që ndodhi të shtunën në rajonin East Garfield Park të qytetit ishte plagosur, ndërroi jetë nga plagët e marra.

Numri i krimeve të ndodhura këtë vit në Chicago është mbi 500. Ndryshe, Chicago njihet si metropol me normën më të madhe të krimit në SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button