Uikiliks publikoi fjalime të Hilari Klintonit në Uol Strit

Uikiliks publikoi një seri të e-mail-eve të kandidates të demokratëve në zgjedhjet për president të SHBA-së, Hilari Klinton, që përfshijnë pjesë të fjalimeve të saj në Uoll Strit.

Klinton kinse ka deklaruar se është e nevojshme që të kihet “qëndrim publik dhe privat” për çështje të caktuara, ndërsa gjithashtu e ka kritikuar sistemin zgjedhor, i cili kërkon nga kandidatët që të grumbullojnë një shumë të madhe të parave për fushatën.

Në një nga pjesët e publikura të fjalimit, Klinton i thotë bankierëve se kanë pozicionin më të mirë që të ndihmojnë në reformën e sektorit amerikan financiar dhe theksoi se e përkrah tregtinë e lirë dhe kufijtë e hapur.

Mejlet janë pjesë e qindra mesazheve, që Uikiliks i ka publikuar nga kompjuterëi i hakuar i shefes së shtabit zgjedhor të Klintonit, Xhona Podeste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button