Qeveria ia dha Kurshumli Hanin Qendrës turke “Junuz Emre”
Qeveria e Maqedonisë ia dha për 10 vite në përdorim Kurshimli Hanin Ambasadës së Republikës së Turqisë në Maqedoni, pa kompensim. Kjo u publikua edhe në Gazetën Zyrtare në shkurt të këtij viti, transmeton televizioni 21.
Në nenin e parë qëndron:
(Me këtë vendim jepen në përdorim për një kohë sendet – hapësirat e patundshme në objekt)
Kurshumli hani – monument i kulturës në rrugën “Evlia Çelebia”
-Kati përdhesë, numër 1, me hapësirë prej 451 m2,
-Kati 1, numër 1, me hapësirë prej 349 m2,
-Kati 1, numër 1, me hapësirë prej 524 m2,
Pronë e Republikës së Maqedonisë, i jepen Ambasadës së Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë – Shkup, për aktivitetet e Qendrës Kulturore – Qendra Kulturore Turke ”Junuz Emre” në Shkup.
Në nenin e dytë qëndron:
“Sendet e patundshme nga neni 1, do të jepen pa kompensim në përdorim për një periudhë dhjetëvjeçare nga dita e hyrjes së vendimit në fuqi.”
Nga Qendra Junuz Emre, nuk dëshironin të jepnin deklarata, por informuan se janë duke u përgatitur për evenimentet kulturore, që do t’i mbajnë në Kurshumli Han. Nga kjo qendër nuk japin detaje se a do të paguajnë për evenimentet dhe se а ka të interesuar edhe subjekte të tjera për të organizuar evenimente në Kurshumli Han. Edhe nga Ambasada e Turqisë nuk u përgjigjën thirrjeve tona telefonike.
Kurshumli Ani është zemra e Çarshisë së Vjetër të Shkupit i cili është ndërtuar në shekullin 14. Përndryshe në 10 vitet e ardhshme, Kurshimli Anin do ta përdorë Qendra Kulturore Turke Junuz Emre.
Kurshumli Hani është një ndër arritjet më të mëdha të arkitekturës osmane me karakter laik në Ballkan.