OKB refuzuan rezolutat e Francës dhe Rusisë për Sirinë

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbrëmë vonë i ka refuzuar dy rezoluta, me të cilat është kërkuar armëpushimi i menjëhershëm në qytetin e rrethuar Alepo të Sirisë.

Një rezolutë e paraqitur nga Franca dhe Spanja, e cila parashihte ndaljen e të gjitha fluturimeve ushtarake ajrore, në kuadër të planit të armëpushimit, është kundërshtuar me veto nga Rusia.

Më vonë, rezoluta alternative e propozuar nga Rusia, me të cilën kërkohej armëpushim, por nuk përmendej ndalja e fluturimeve ushtarake mbi Alepo, ka dështuar ta marrë mbështetjen e së paku nëntë votave, të nevojshme për miratim nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, shkruan rel.

Ky propozim rus u mbështet me 4 vota, 9 ishin kundër, ndërsa dy shtete anëtare abstenuan nga votimi.

Qindra civilë janë vrarë nga sulmet ajrore të Rusisë dhe qeverisë së Sirisë në lagjet e Alepos, që janë nën kontrollin e kryengritësve, prej se armëpushimi i fundit, i ndërmjetësuar nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, u shkatërrua më 19 shtator.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar hetime për krime të luftës kundër Rusisë dhe regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, për shkak të sulmeve të hapësirave civile në Alepo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button