82 të vdekur pas një sulmi ajror në Jemen

Një sulm ajror i kryer nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, ka goditur një sallë funeralesh në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, duke lënë të vdekur 82 persona, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Më shumë se 500 persona janë lënduar, ka deklaruar qeveria e udhëhequr nga rebelët Houthi.

Këta të fundit janë në luftë me qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit, e cila është e mbështetur nga një aleance ushtarake e udhëhequr nga Arabia.

Qindra gjymtyrë të trupave janë gjetur brenda dhe jashtë sallës ku ka ndodhur sulmi.

Njëri nga të mbijetuarit ka përshkruar këto skena si një lum me gjak.

Koalicioni ende nuk ka komentuar mbi sulmin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button