KS e KB-së sot do të votojë për dy propozim rezoluta për Sirinë

Këshilli i Sigurisë i KB-së  sot do të votojë për dy propozim-rezoluta me qëllim vendosjen e armëpushimit në qytetin sirian Alepo. Një propozim rezolutë është prashtruar nga Franca, në të cilën bëhet thirrje  për ndërprejre të sulmeve ajrore siriane dhe ruse dhe njëë nga Rusia, në të cilën ato nuk përmenden.

Fillimisht do të shqyrtohet propozim-rezoluta e parashtuar nga Franca.

Në tekstin e rezolutës ruse insistohet që “urgjentisht të vendoset armëpushim, veçanërisht në Alepo” dhe i bëhet thirrje të gjitha palëve të prekura që të lejojnë dorëzimin e ndihmës humanitare.

Teksti i Moskës u prashtrua në Këshill, menjëherë pasi Rusia paralajmëroi se është e gatshme që të vendosë veto në propozim-rezolutën e Francës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button