Arrihet një armëpushim treditor në Jemen

Grupi Husi i përbërë nga pjesëtarë shiit dhe grupi i ish-presidentit Ali Abdullah Saleh, aleati kryesor i militantëve Husi, janë pajtuar në parim për një armëpushim 72 orësh të propozuar nga i dërguari i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara në Jemen, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve të afërta me Lëvizjen Husi, të cilët kanë folur në kushte anonime, i dërguari i OKB-së, Ismail Ould Cheikh Ahmed, propozoi armëpushimin gjatë një takimi të mbajtur këtë javë në kryeqytetin e Omanit, Muscat.

Një armëpushim i arritur më parë gjatë muajit prill dështoi atëherë kur dështuan bisedimet për paqe të cilat u organizuan nga Kuvajti në muajin gusht.

Delegatët që përfaqësojnë militantët Husi dhe Salehun, megjithatë, kushtëzuan armëpushimin e ri me ndalimin e të gjitha aktiviteteve ushtarake në Jemen të koalicionit që udhëhiqet nga Arabia Saudite.

Jemeni është përfshirë nga lufta civile që nga fundi i vitit 2014, kur militantët e Lëvizjes Husi dhe aleatët e tyre pushtuan kryeqytetin Sana, duke detyruar presidentin Abd Rabbuh Mansour Hadi dhe qeverinë e tij të mbështetur nga sauditët që të largohen përkohësisht në Riad.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button