Zbulohet dosja e Bankës Botërore për devijimin e lumit në favor të Maqedonisë

Nga të dhënat e siguruar nga burime të opozita.com brenda Bankës Botërore zbulohet skandali mbi  projektit Lukove Pole Renewable Energy rezulton ndertimi  i tre hidrocentraleve mbi lumin Mavrovo, perkatesisht HEC-et  e VRBEN , VRUTOK dhe RAVEN.

Realizimi i ketij projekti  planifikon ndërtimin e 6 tuneleve me gjatesi 20 km , të cilat ujëmbledhesin e Korabit  e devijojnë nga rrejdha natyrore  si pjese e Drinit te Zi, Duke pakësuar  derdhjen natyrale në Detin Adriatik me 2m3/sek dhe ja kaluar keto ujëra  nëpërmjet Greqisë detit Egje. Miliona euro po mbështet ky projekt nga Banka Botërore.

Devijimi i  këtyre ujërave po ashtu do këtë një impakt negativ mbi floren, faunen , ekosistemin dhe biodiversitetin pergjagjate gjithe lugines se lumit Drin, si dhe uljen e kapaciteteve prodhuese hidroenergjetike te HEC-ve  Shqipetare mbi lumin Drin.

Bazuar në konventa ndërkombëtare mbi devijimin e ujerave, rrjedh marrëveshja e 25 nentorit 2009  e firmosur në Tiranë për palën Shqipëtare nga ish ministri Fatmir Mediu  dhe përfaqësuesve te qeverive respektive te Maqedonise , Kosoves, Serbise dhe Greqise. Kjo marreveshje u sanksionon paleve   bashkerendim dhe menaxhimin  e integruar te ujerave mbi lumin Drin, me qellim ruajtjen e morfologjise hidrike, ekosistemit dhe zhvillimit te qendrueshem te bazenit te ketij lumi,  dhe per rrjedhoje  mos-devijimin e ujerave te ketij lumi .

Provohet qartë se  Qeveria Shqipetare nuk po bën asnjë përpjekje për ta ndalur por është referencë e këtij projekti ndërkohë që ajo duhet ta mbrojë kufurin dhe sovranitetin e vendin pasi ndryshimi i kufijve me qëllim vendosjen e Digës së këtij projekti në kufirin Kosovaro-Maqedon është një kërcënim  serioz për sigurinë e territoreve kosovare në të ardhmen./opozita

Lajme të ngjashme

Back to top button