“Do shkoj pak në tualet”, detajet e arratisjes së shqiptarit nga një burg në Greqi

Një 48-vjeçar i dënuar për trafik drogë është arratisur nga burgu i Kasandrës në Greqi.

Mediat greke raportojnë se mungesa e shqiptarit në institucionin e vuajtjes së dënimit është konstatuar mëngjesin e 5 tetorit.

Siç shkruajnë mediat shqiptare, gjatë kohës që kreu arratinë, ai ishte në shërbimin e punës, saktësisht atë bujqësore.

Sipas medieve të shtetit helen, të cilat nuk e bëjnë të ditur emrin e shqiptarit, ai u kishte thënë rojeve se do të shkonte pak në tualet, por ishte larguar pa lënë gjurmë.

Të burgosurit të cilët vuajnë dënimin në burgjet që ndodhen në zonën rurale të Kasandrës trajtohen me një skemë ku në ditë të caktuara mund të punojnë, transmeton Telegrafi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button