Rusia vret dy militantë në Kaukazin Verior
![Rusia](https://i1.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2016/08/Rusia.jpg?fit=460%2C268&ssl=1)
Forcat e sigurisë ruse kanë vrarë të paktën dy militantë dyshuar në rajonin e Kaukazit Verior në Ingushetia.
Zyrtarët lokalë kanë thënë se militantët janë vrarë gjatë një operacioni kundër terrorizmit në fshatin Gazu-Yurt.
Dhuna në Kaukazin Verior është e zakonshme. Ingushetia, Çeçenia, Dagestani dhe Kabradino-Balkaria janë të banuara me shumicë myslimane.
Militantët islamikë dhe grupet kriminale shpesh kanë sulmuar ushtrinë ruse dhe zyrtarët lokalë. /REL