Luftimet në Taiz të Jemenit shkaktojnë 87 të vdekur në muajin shtator

Bëhet e ditur se si pasojë e luftimeve përgjatë muajti shtator në qytetin Taiz të Jemenit, kanë humbur jetën 87 persona, ndërsa 332 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Koalicioni i Ndihmave Humanitare i cili përfaqëson mbi 100 organizata humanitare në Taiz, si pasojë e luftimeve dhe incidenteve të dhunës përgjatë muajit shtator në këtë qytet, kanë humbur jetën 87 persona, prej të cilëve nëntë fëmijë dhe 11 gra.

Sipas deklaratës, në të njëjtën periudhë janë plagosur 332 persona, në mesin e të cilëve 74 fëmijë dhe 31 gra. Po ashtu, luftimet kanë lënë të dëmtuara 72 objekte, përfshirë shtëpi, xhami, godina qeveritare dhe shkolla.

Mësohet se në qytet përjetohet katastrofë humanitare për shkak të pamundësisë së qasjes së ndihmave humanitare.

Kryetari i Koalicionit Emin el-Haydari, në deklaratën për gazetarin e AA-së, tha se shumica e viktimave përbëhen nga forcat simpatizante të presidentit të Jemenit Abdu Rabbu Mansur Hadi, pjesëtarë të ushtrisë dhe civilë.

Ndryshe, ende vazhdojnë luftimet në Taiz, pasi Forcat e Rezistencës Popullore të qeverisë pjesërisht kishin thyer rrethimin e lëvizjes Husi në muajin gusht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button