Dyfishohet numri i të prekurve nga gripi në Kumanovë

Kumanova është ndër qytetet më të prekura nga virozat e gripit, karakteristike për këtë sezon të vitit. Madje vlerësohet se numri i të prekurve nga virusi në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është dyfish më i madh.  Dr. Fatmir Hasani për Televizionin Festa deklaroi:

“Po e vërtetë është se muaji Janar dhe Shkurt  janë muajt që më së shumti preken qytetarët nga gripi. Në këtë muaj kemi shumë raste mbi 40% të pacientëve të gjitha moshave duke filluar prej fëmijëve deri tek të rriturit i ka kapur gripi. Gripi ka simptoma të qarta themi ethje, kokëdhimbje, dhimbje në të gjitha nyjat dhe temperaturë. 
Si duhet të mbrohemi kundër gripit? Gjithë ato që kanë sëmundje kronike duhet  të rijnë në temperatura të nxehta mos të dalin jashtë.  Me qenë se gripi është sëmundje virusale të përdorin terapi adekuate për temperaturë kundër hinitit, këkëdhimbjes dhe çajra dhe vitamina …”

Ndryshe përhapjes së virozës së gripit gjithsesi se po i kontribuojnë temperaturat e larta jo karakteristike për këtë periudhë të vitit. /Festa/

Lajme të ngjashme

Back to top button