Sarkozy do të kërkojë ndalesën e mbajtjes së hixhabit në publik

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy deklaroi të mërkurën se ka ndërmend të propozojë vendosjen e ndalesës për hixhabin në publik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në programin e mëngjesit të radio stacionit francez “Classique”, Sarkozy në pyetjen e gazetarëve nëse përgatit ndalesë për mbajtjen e hixhabit, shamisë tradicionale të cilën si pjesë të veshjes e mbajnë muslimanet, ai u përgjigj me konfirmim.

“Saktësisht”, tha ish-presidenti francez dhe shtoi se në territor francez “nuk pranojnë pabarazinë mes burrave dhe grave”.

“Pa shami, pa burkini, pa termine të veçanta në pishinat publike dhe barazi strikte kur është fjala për të drejtat e burrave dhe grave – kjo është Republika e Francës”, tha Sarkozy.

Qeveria e Sarkozy-t në vitin 2010 ndaloi mbajtjen e nikabit në të gjitha vendet publike, kujton The Lokal.

Megjithatë, ndalesa e mbajtjes së hixhabit do të sinjalizonte masa të ashpra kur është në pyetje veshmbathja e grave muslimane, thekson ky portal.

Ndonëse Sarkozy publikisht mbështeti ndalesën e mbajtjes së burkinit, kostumit për not të muslimaneve, theksohet se përgatitjen e propozimit për ndalesën e mbajtjes së shamisë në vendet publike e hodhi poshtë ekipi që udhëheq fushatën e tij.

“Ende punojmë në burkinin, e jo në hixhabin. Rreth kësaj u krijua një histeri mediale, por le të mos ketë paqartësi”, theksoi ekipi i Sarkozy-t për gazetën e përditshme L’Express.

Megjithatë, një nga anëtarët e ekipit të Sarkozy-t për televizionin BFM konfirmoi se ish-presidenti francez dëshiroi të ndalojë mbajtjen e burkinit dhe hixhabit në opinion, por jo edhe simbolet tjera fetare.

“Po punojmë në tekstin që ndalon mbajtjen e shenjave dhe amblemave që u takojnë ideologjive që bëjnë thirrje në pabarazi”, theksoi një anëtar i ekipit të Sarkozy. Ky vend nga viti 2004 ndaloi mbajtjen e hixhabit dhe simboleve tjera në shkollat fillore dhe të mesme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button