Gjuriq heqë dorë nga vizita në Kosovë të dielën, sërish paralajmëron padi për Hoxhajn dhe Tahirin

Drejtori i së ashtuquajturës zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë ka paralajmëruar sot se në javët e ardhshme do të jetë shumë publikisht në Kosovë.
Për dallim nga dje kur tha se këtë të diele do të jetë në veri të Kosovës, Gjuriq duket se ka ndërruar mendje.

Ai në Vrnjaçko Banjë ka thënë se ekzistojnë indikacione serioze që një grup i njerëzve, përfshirë ministrat Enver Hoxhaj dhe Edita Tahiri, janë të përzier në ndalimin e lirisë së lëvizjes, që në Serbi, sipas tij, paraqet vepër penale, transmeton lajmi.net.

Edhe dje Gjuriq kishte deklaruar diçka të ngjashme për Hoxhajn dhe Tahirin, por duket se është më i zbutur sot.

“Tentuan që ta pengojnë personin zyrtar dhe përfaqësuesin e qeverisë që ta kryej punën e tij. Unë do të jem me popullin tonë në Kosovë. Kam shkuar edhe më herët, do të shkojë edhe tash. Shembuj të tillë ka çdo ditë, sepse populli serb në Kosovë është i diskriminuar sistematikisht”, ka thënë ai.

Sipas tij, autoritetet në Kosovë “nuk duhet të luajnë me fjalë kërcënuese”, sepse askënd nga Serbia nuk do të mund ta ndalojnë që të lëviz lirshëm në Kosovë.

“Tentuan edhe në Graçanicë që të më ndalojnë, por nuk ia arritën qëllimit. As tash nuk do t’ia arrijnë”, ka thënë ai në fund.

Të kujtojmë se autoritetet kosovare ia kanë ndaluar hyrjen për një kohë të pacaktuar Gjuriqit në Kosovë për shkak të deklaratave nxitëse dhe vizitave të paparalajmëruara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button