Vrasja e dyfishtë në Shkodër, arrestohet autori

Autori i vrasjes së dy personave dhe plagosjes së 4 të tjerëve mbrëmjen e kaluar në fshatin Dajç të Shkodrës, Miklovan Parubi, është arrestuar mesditën e sotme nga forcat e drejtorisë vendore të Policisë Shkodër, në afërsi të banesës së tij, njofton TCH.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar ku një lojë pokeri mes shokësh ka degjeneruar në një masakër.

Viktimat janë shtetasi Arjet Saiti, 42 vjeç dhe Gacalin Kopshti, 30 vjeç, ndërsa të plagosur kanë mbetur shtetasit Aleks Prendi, 42 vjeç, Ndok Marku, 35 vjeç, Vinçens Kopshti, 22 vjeç dhe Kitas Molla 26 vjeç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button