Rusia: Na vjen keq që SHBA suspendoi bisedimet për Sirinë

Ministria e jashtme ruse ka thënë se i vjen keq për vendimin e Shteteve të Bashkuara për të suspenduar bisedimet, që kishin për qëllim dhënien fund dhunës në Siri, duke thënë se Uashingtoni po mundohet që t’ia bartë përgjegjësinë për dështim Moskës.

“Ne nga vjen keq për vendimin e Uashingtonit”, ka thënë zëdhënësja e ministrisë së jashtme, Maria Zakharova.

Zakharova ka shtuar se Uashingtoni nuk ka përmbushur aspektet kyçe të marrëveshjes së armëpushimit të arritur me Moskën. Sipas saj, Rusia ditët e fundit ka ndërmarrë hapa për të mbështetur këtë marrëveshje. /REL

SHBA e ka akuzuar Rusinë se nuk i është përmbajtur marrëveshjes së armëpushimit dhe se ka intensifikuar sulmet n zonat e civilëve në Siri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button