SHBA-ja i ka suspenduar bisedimet me Rusinë për Sirinë

SHBA-ja i ka suspenduar bisedimet bilaterale me Rusinë për Sirinë të cilat kishin për qëllim kthimin e marrëveshjes për ndërprerjen e zjarrit dhe vendosjen e grupacionit të përbashkët ushtarak për konfliktin me xhihadistës.

“Ky nuk është vendim i lehtë i sjellë”, deklaroi zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit Xhon Kirbi, i cili tha se Rusia dhe aleatët sirianë i përforcojnë sulmet në rajonet me popullatë civile.

Paraprakisht sot, shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov deklaroi se marrëveshja midis SHBA-së dhe Rusisë për Sirinë është në gjendje të suspendimit, sepse ende është e paqartë si sillet Uashingtoni ndaj opozitës e cila nuk e njeh këtë marrëveshje.

“Deklaratat dhe hapat e kolegëve amerikanë, kur bëhet fjalë për Sirinë, karakterizohen me shumë kontradikta, përderisa ne e kemi si prioritet që të tejkalohen të gjitha mëdyshjet, veçanërisht ato që drejtpërdrejtë ndikojnë në bashkëpunimin me SHBA-në kur bëhet fjalë për zbatimin e marrëveshjes, e cila për momentin është në gjendje të suspendimit”, theksoi Lavrov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button