Armiku im i dashur

Para dy viteve, isha me pushime verore në rivierën turke, afër Alanjës. Në hotel ku unë isha, dëgjoheshin më shumë zëra  duke folur rusisht. Kishte turistë dhe nga ish republikat jugosllave. Në mëngjes duke pirë kafe në një tryezë dëgjohej një gjuhë sllave por ndryshe nga rusishtja. Në moment u afrova dhe i përshëndeta, ishin dy burra nga Mostari . Hismeti ish prefekt i qytetit të Mostarit dhe Alija, professor në universitetin e Mostarit. Përballë ishte ulur një ish  gazetar dhe redactor i gazetës NIN, Millosheviq, nga Beogradi. Unë gjatë  viteve 80 isha lexues i rregullt i revistës më prestigjoze  NIN dhe njihja shumë autorë të politizuar dhe polarizuar. Duke biseduar vërejta që të tre kolegët vuanin nga nostalgjia jugosllave. Zoti Millosheviq tha,që ne në Serbi kemi filluar të ndryshojmë mendimin ndaj Turqisë dhe Perandorisë Osmane. Një ndër shkaqet që popuj ballkanas pranonin islamin ishte dhe statuti. Ҫdo serb, shqiptar, grek, bullgar që konvertohej ishte i barabartë si musliman, pa marrë parasysh etninë, gjuhë, racën mund të jesh vezir, gjeneral, admiral në hierarkinë, institucionet dhe administratat, deri në Portën e Lartë dhe sarajet  e Sulltanit. Ballkanasit të krishterë nuk kishin të njëjtin statut. Nën ombrellën e Perandorisë Osmane, jetonin në një gjysëm autonomie, paguanin haraҫin 10%. Unë bëra replikë. Ju lutem Z. Millosheviq, ne gjithë ballkanasit, pa marrë parasysh të krishterë ose muslimanë, kishin një armik të përbashkët, por pas shembjes së Perandorisë Osmane shqiptarët dhe boshnjakët muslimanë e ndryshuan armikun. Okupues dhe armik i ri serb, që deri dje edhe ai kishte qenë rob si gjithë popujt ballkanas. Unë jam dakort me ju, pohoj me kokë Z. Millosheviq. Ju shqiptarët, boshnjakët dhe komunitetet tjera muslimane kishit gjyshërit dhe stërgjyshërit, ishit trungu i Perandorisë, ku shqiptarët kanë patur mbi 30% vezirë, kryetarë qeverie, gjeneralë admiralë. Ali Pashë Tepelena sundoi gjysmën e Greqisë së veriut, nuk e kuptoj që historianët shqiptarë dhe boshnjakë, hidhnin baltë dhe janë helm i Perandorisë Osmane. Hismeti tha, që ne boshnjakët historianët antiosmanë të epokës së kaluar i kemi hedhur në plehrat e historisë. Pastaj vazhdoi Z. Millosheviqi, tragjedia e muslimanëve në Ballkan filloi me shpërbërjen e Perandorisë Osmane. Kur Perandoria kishte dhënë shpirt tha Alija duke ikur administratorët e fundit  nga Bosnja, patriarku i kishës ortodokse, i kishte thënë një imamit nga Sarajeva, rikthehet bizanti ora e ringjalljes dhe hakmarrjes erdhi. Me shekuj, ne ishim robërit tuaj, dhe tani fillon epoka jonë ku ju do të jeni robërit dhe shërbëtorët tonë. Alija tregonte, pas kryengritjes serbe 1804, filloi dëbimi dhe shpërngulja e sllavëve muslimanë, që ishin me qindra mijëra jetonin dhe banonin në vende urbane. Ishin zejtarë dhe merreshin me artizanate. Në gjithë qytetet  e Serbisë, Valev, Shabac, Uzhicë filluan masakrat dhe djegiet e shtëpive dhe xhamive të muslimanëve. Z.Millosheviq vazhdon të rrëfejë për masakrat dhe shpërnguljet e shqiptarëve. Pas mbarimit të luftës serbe-turke në 1865-1875 dhe pavarsisë së Serbisë, në gjithë provincat të banuara me shqiptarë të quajtur arnautët e Toplicës dhe Sanxhaku i Nishit filluan maskrat, vrasjet dhe shpërngulja e shqiptarëve, tha Millosheviqi. Vrasjet, masakrat ndaj popullatës së pafajshme që kishin jetuar me shekuj, i kundërshtuan disa opozitarë serb. Një ndër ata ishte Haxhi Vesiljoviҫ, ishte dhe gjenerali nga Shumadia Jovan  Belimarkoviҫ dhe shumë të tjerë.

“Jemi kushërinj, nipa dhe stërnipa”

Edhe se ballkanasit e kanë përgjakur historinë, në fillim të shekullit dhe në mbarim të shekullit 20-të, në luftërat ballkanike, ne jemi të gjithë kushërinj nipa dhe stërnipa jemi gjen i përzier. Më falni që ju ndërpres Z.Millosheviq, i thashë unë, me boshnjakët dhe etnitete tjera sllave, mund të jenë vëllezër dhe kushërinj, por ne shqiptarët nuk jemi as fis as farë, ne shqiptarët skemi asgjë të përbashkët me sllavët, jemi etnogjen me prejardhje ilire. E vërtetë është mu drejtua Z.Millosheviq. Ne sllavët e jugut nuk kemi të njëjtin gjen me shqiptarët nuk jemi fis ilir, por jemi gjen i përzier. Në fillim të shekullit 7-të, deportimi i sllavëve nga Karpatet drejt Jugut, Ballkanit gjeti popullatën autoktone ilire. Sllavët si ardhacakë ose okupues, si të doni mund ta quajmë ilirëve ua imponuan gjuhën dhe kulturën. Po të kishin epërsi, hegjemoni dhe të dominonin, ilirët do ti asimilonin sllavët. Duke filluar prej Sllovenisë, deri në jug të Shqipërisë, do të kishte fise ilire ose shtete shqiptare me origjinë ilire, siҫ janë shtetet sllave ose gjermane, tha Millosheviqi. Në mesjetë popujt ballkanas kanë qenë më komunikues, dhe nuk ka egzistuar sterilitet etnik. Të gjithë ballkanasit kishin martesa të përziera. Nëna e Skënderbeut ka qenë serbe. Nëqoftëse nxjerrim një tabllo, dhe në fund bëjmë test kodin gjenetik AND-në, do të dalin gjen i përzier të gjithë ballkanasit. Edhe se jemi për fat të keq në hasmëri, ne, boshnjakët dhe shqiptarët, janë armiku im i dashur, duke rrëfyer me buzë në gaz Z.Millosheviq. Z.Alija iu drejtua Millosheviqit, mëse një shekull, populli serb ka shtypur, vrarë, maskruar, ka bërë spastrime etnike ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve. Kur do të kërkojnë falje serbët, që të mos përsëritet historia. Kur thoni gjithë populli serb, e keni gabim Z.Alija. Nuk ka popull kolektiv kriminel, vrasës si qenie egoiste, por një pjesë e një populli. Rinia është distancuar nga hipoteza dhe e kaluara dhe janë duke i sfiduar liderët dhe vojvodët nacionalistë dhe fanatikë. Në të ardhmen populli serb do të kërkojë falje shqiptarëve dhe boshnjakëve, për vrasjet, padrejtësitë dhe dhimbjen që u kanë shkaktuar. Z.Hismeti, duke ja bërë me gisht Z..Millosheviqit tha, nuk ishin të involvuar, vetëm një grup ose një pjesë e serbëve, në gjenocid dhe masakra. Ishte academia e shkencave, kisha ultranacionaliste ortodokse dhe ushtria, kurse Sllobodan Millosheviqi ishte një barionet. Për të qetësuar atmosferën, në fund Z.Millosheviqit, i bëra një pyetje. Në të ardhen a do të shkruajë ndonjë shkrimtar, romancier, historian, si Tolstoi në romanin ‘Lufta dhe paqja’ ku personazhet e tij tatarët, ҫeҫenët, kozakët ishin heronjtë e shpirtit të shkrimtarit. Mendoj që në të ardhmen do të ketë romancierë, historianë siҫ ishte Dimitri Tucovic, Milosllav Xhillas dhe të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button