Reflektimi i krizës politike në stabilitetin e sigurisë shtetërore

Maqedonia që nga pavarësimi i sajë në vitin 1991 si një shtet i vogël me telashe të mëdha, në pamundësi për ti zgjidhur problemet e veta shtetërore, gjithmonë ka kërkuar intervenimin dhe ndihmën e faktorit ndërkombëtarë për lehtësimin e situatave të rënduara politike dhe sigurie.

Një ndër vërejtjet më të theksuara dhe permanente nga përfaqësuesit e huaj ndërkombëtar ka qenë që, institucionet apo organet e hetuesisë dhe gjyqësisë duhet të jenë autonome dhe tërësishtë të pavarura në vendosjen e drejtësisë. Praktikat e deritanishme të funksionimit të shtetit në Maqedoni në këto 25 vite rrugëtim kanë argumentuar se, ata që udhëheqin me pushtetin kontrollojnë gjithcka dhe emërojnë gjithcka në suazat e institucioneve dhe organeve shtetërore, ndërkohë që sipas kushtetutës dhe ligjit ndarja e pushteteve duhet të jetë tërësishtë autonome në vendosshmërin e tyre dhe se në pushtetin legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor nuk duhet të ketë inponime dhe trysni njëra me tjetrën në marjen e vendimeve.

Pushteti Gjyqësor konkretishtë gjykatat, janë shumë komplekse dhe senzitive në rastë kur vendimet nuk meren plotësishtë në bazë të ligjit dhe kushtetutës gjegjësishtë kur në të ka influencë politika, sepse aty pastaj kemi shkelje flagrante të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe qytetarit. Shembull tipik kemi situatën e fundit me funksionimin e Prokurorisë Speciale dhe Gjykatave Penale ku për palën politike në pushtet, Prokuroria Speciale është e njëanshme në vendime dhe për palën politike në opozitë, Gjykatat janë të politizuara dhe nuk janë të lira në marjen e vendimeve gjyqësore.

Duhet të pranojmë faktin se ndërkombëtarë kanë rënë në hall nga kjo gjendje në Maqedoni, dhe kjo situatë ju ngjanë rasteve kur në një familje babai nuk arrinë ti pajtojë fëmijët e tij kur ata kacafyten dhe nuk meren vesh për ndarjen e një gjëje e cila pretendohet nga fëmijët se i takonë njërit apo tjetrit. Ata në shumë prononcime të tyre diplomatike spontanishtë dhe direktë janë shprehur se Maqedonia po izolohet ekonomikisht dhe në integrime dhe se nevoja për dalje nga kriza është më se emergjente.

Situatat e këtilla çfarë jemi duke i përjetuar në Maqedoni nga kjo krizë politike sigurishtë se zbehë dhe minimizon edhe aspektin e sigurisë në vendë, prandaj do duhej një funksionalitet i plotë i organeve të sigurisë së shtetit dhe policisë, dhe ata duhet të jenë vigjilente në përcjelljen e situates së rendit publik. Në kuadrin e funksionalizimit të plotë, duhet kuptuar nevojën për mbështetje ndaj zyrtarëve dhe institucioneve të sigurisë dhe policisë, për kontroll, për monitorim, për bashkëpunim nga ana e të gjitha agjencioneve dhe organeve zbuluese-sigurisë, me qëllim që situata e sigurisë të jetë nën kontroll të plotë dhe stabile, sepse momentet e këtilla mund të jenë të favorshme për tu shfrytëzuar nga shërbime të ndryshme sekrete për qëllimet e tyre.

Ata këtë situate të turbullt politike mund ta shfrytëzojnë nëpërmjet aktivizimit në terren të agjentëve civil të tyre dhe shfrytëzimit të mllefit të qytetarëve, duke propaganduar, inskenuar situate dhe duke dashur të destabilizojnë sigurinë shtetërore.

Prandaj në këto moment nevojitet konsolidim dhe mobilizim i plotë i policisë dhe organeve që sigurojnë stabilitetin e vendit, ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm deri në tejkalimin e këtij ngërçi politik gjegjësishtë deri në përfundimin e zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen së shpejti!

*Autori është Magjistër i Shkencave të Sigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button