Pse nuk duhet t’i lani duart me një sapun të tillë?

T’i lash duart me sapun antibakterial, me sa kemi ditur deri më sot është zgjedhja më e mirë, por sipas studimeve të fundit, kjo nuk është e vërtetë, madje është një prej gjërave që nuk duhet të bësh asnjëherë. Për me tepër që sapunët antibakterialë janë lënë jashtë qarkullimit edhe nga agjencia e administrimit të ushqimit dhe barnave FDA (Food and Drug Administration.)

Rregullat e FDA, postuar muajt e fundit për të gjitha kompanitë e kujdesit të shëndetit dhe higjienës kanë ndryshuar. Shumë prej kompanive të prodhimit të larësve të duarve kanë ndryshuar edhe llojet e sapunëve antibakterialë – më shumë se 2 000 prej tyre janë hequr edhe nga marketet – brenda një viti. FDA gjeti mes këtyre sapunëve të lëngshëm -duke përfshirë edhe triclosan dhe triclocarban – kimikate të dëmshme për lëkurën, madje në një pjesë të tyre edhe përbërës që mund të ҫojnë deri në kancer të lëkurës.

“Konsumatorët mund të mendojnë se sapunët antibakterialë janë më efektivë krahasuar me llojet e tjerë të sapunëve, por ne e dimë se të dhënat e fundit të analizave nga laboratorët se larja e duarve me sapun të zakonshëm dhe me ujë të rrjedhshëm është zgjidhja më e mirë”, – thotë Dr. Janet Woodcock, drejtore në qendrën FDA dhe organizatore e studimit.

Ҫfarë do të thotë kjo për ne? E para, nuk duhet të blesh më sapun duarsh dhe sidomos ata që lexojnë në etikëtën e tyre “Antibacterial”. Mund të jenë në markete deri në muajin gusht të 2017-ës, por tani që e di se janë të rrezikshëm, pse duhet t’i përdorësh? Në vend të tyre, laji duart thjeshtë me ujë e sapun të zakonshëm, ose me sapun që NUK është antibakterial.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button