Rusia planifikon vrasjen e plot 250 mijë drerëve, ja pse

Të ballafaquar me një krizë të shëndetit publik, zyrtarët në një rajon të largët të Siberisë kanë propozuar vrasjen e 250.000 krerë drerësh për të minimizuar përhapjen e mundshme të baktereve vdekjeprurëse “antraks”, sipas “The Washington Post”.

Alarmi ka filluar në korrik, kur shpërthim i një sëmundjeje që gjendet më së shumti në këto kafshë, kanë vrarë një djalë 12-vjeçar dhe kanë sëmur rreth 100 njerëz, një rajon të gjerë veriperëndimor dhe më shumë se 2,300 kafshë kanë vdekur si pasojë e kësaj sëmundjeje.

Guvernatori i rajonit, Dmitry Kobylkin, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, por edhe u përpoq të qetësonte banorët, të cilët rrisin kope të tëra të drerëve siberian dhe varen nga ata për mbijetesën e tyre.

“Nuk ka epidemi në Yamal”, tha Kobylkin për “Associated Press” më pas. “Vetëm një zonë të vogël është e rrezikuar.”

Gadishulli Yamal, ku ka ndodhur shpërthimi, është evakuuar menjëherë dhe kufomat e kafshëve të ngordhura janë djegur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button