Rusi, ndëshkohen ata që përdorin WhatsApp në punë

Qeveria ruse i ka kërkuar Shërbimit të Sigurisë Federale të zhvillojë një sistem për të ndëshkuar funksionarët e shtetit që përdorin programe “të pacertifikuara”, si WhatsApp, për korrespondencën e punës. Lajmi bëhet i ditur nga Izvestia.

Sipas saj, funksionarët mund të pushohen nga puna apo të pezullohen nëse përdorin çfarëdolloj programi të “listës së zezë”, WhatsApp, Viber dhe Telegram.

Kjo iniciativë është prezantuar këtë javë nga komisioni i administrimit presidencial rus dhe programi duhet të ketë përfunduar brenda gjysmës së 2017-tës, transmeton TCH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button