Të rinjtë kumanovarë: Njohja e vetvetes, parakusht i sukseseve kulmore

Grupi rinor ”Zgjohu”, dje në lokalet e ish-komitetit, realizoi aktivitetin e radhës për të rinjtë kumanovarë, ligjeratë me temë: “Nga njohja e vetvetes, drejtë sukseseve kulmore”, e përgaditur nga Kujtesa Xheladini- studente e filozofisë, njofton Portalb.

Fillimisht, fjalë përshëndetëse mori kryetari i grupit ”Zgjohu” Arif Limani, i cili përçoi mesazhin “Ne, si të rinj, na duhet ndryshimi rrënjësorë i aktualitetit, në mënyrë që ti kthehemi gjësë më të vlefshme që e kemi- Leximit, si dhe të gjitha aktiviteteve tjera edukative, nëse synojmë një rini sa më të shëndoshë”.

1

Ligjëruesja, Kujtesa Xheladini me anë të prezantimit shtjelloi temën.

“Ligjërata ishte një gërshetim i asaj që jep konteksti filozofik dhe psikologjik mbi njohjen e vetes, njohje kjo, që është bazë-nisje drejt sukseseve të mëdha. U shpjegua se si dijetarë të ndryshëm që nga antikiteti, si Sokrati, Platoni etj, aktivitetin e tyre intelektual e orientonin në proklamimin e idesë mbi njohjen e ‘universit’ që kemi brenda nesh, në mënyrë që te kemi më të lehtë njohjen e universit jashtë nesh.”-deklaroi për Portalb, Xheladini.

“Më pas u shpjeguan metodat se si të arrijmë njohjen e vetes, në veçanti u shpjegua metoda e MBTI-së për njohjen e vetes, metodë kjo mjaft e besueshme dhe me përdorim mjaft të gjerë global për vlerësimin e karakteristikave të personalitetit, por që fatkeqësisht tek ne nuk njihet shumë. Në fund u bënë ushtrime mbi këtë metodë, ku secili nga të pranishmit pati mundësinë që të sheh se cilit grup të personalitetit i takon, të njeh përparësitë dhe dobësitë dhe mundësitë që posedon ai lloj i personalitetit”-shtoi ajo.

Ndryshe, pjesa e fundit e takimit i ishte dedikuar pyetjeve të ndrzshme nga publiku.

2

3

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button