Rritet vetëdija e konsumatorëve për ushqimin

Nuk duhet të ketë kalkulime me ushqimin, udhëheqjen e biznesit dhe realizimin e profitit sepse njerëzit janë ajo që e hanë, porosisin gastronomët, transmeton MIA.

Sipas Filip Çallovski nga Aleanca e kuzhinierëve në Slou Fud Maqedoni, ushqimi nuk do të duhej të shitet, por të këmbehet, por për atë nevojitet vetëdije e lartë. Përvoja e tij thotë se çdoherë e më shumë njerëz sot duan ta ruajnë gastronominë, të hyjnë në zanatin e përgatitjes së ushqimit të shëndetshëm dhe kualitativ. Vendet të cilat e diktojnë gastronominë në nivel botëror janë Franca, Italia, Spanja…

cr

“Duhet t’i ndjekim trendet më të reja përmes njerëzve të cilët e ruajnë zanatin pikërisht në këto qendra. Do t’u kisha porositur të interesuarve të rinj për gastronomi që çdo ditë të kërkojnë literaturë, të edukohen sepse vetëm ashtu, me dituri, mund të arrijën rezultat”, shton kuzhinieri.

Çalovski ishte pjesë e delegacionit të Slou Fud Maqedoni në panairin botëror për ushqim tradicional Tera Madre Salone pjesë e Gusto 2016 që u mbajt nga data 22 deri më 26 shtator në Torino.

ce

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button