Erdogan: Më 15 korrik Parlamenti pati nderin të ngrihet në gradën e veteranit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim të mbajtur gjatë ceremonisë së hapjes së sesionit të ri të Parlamentit të Madh të Turqisë, duke përshëndetur deputetët e pranishëm dhe të gjithë ata që kanë qenë në detyrë në këtë vend që nga formimi i Republikës, theksoi se deputetët duke u treguar të guximshëm përballë tentativës për grusht shteti i dolën për zot vullnetit të popullit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Më 15 korrik Kuvendi jonë i Madh u ngrit për herë të dytë në gradën e veteranit pasi u bombardua nga avionë, artileri e rëndë nga helikopterët dhe u rrethua nga tanket. Emrat e 241 qytetarëve, policëve dhe ushtarëve tanë të cilët ranë dëshmorë në Ankara, Stamboll dhe vendet e tjera të Turqisë, do të shkruhen me shkronja të arta në historinë dhe zemrat e popullit tonë. Populli jonë nuk do të harrojë gjithashtu edhe 2.194 veteranët tanë të asaj nate. Nuk mund të paguajmë kurrë borxhin për miliona qytetarë të Turqisë që për 29 ditë me radhë qëndruan në dezhurn pa thënë natë apo ditë, ne emër të mbrojtjes së demokracisë, të ardhmes dhe nderit të këtij shteti. Duke përjashtuar ato pak tradhtarë, 79 milionë njerëz në Turqi kanë për të qenë një shembull për demokracinë dhe lirinë për të gjithë botën dhe në të gjithë historinë”, u shpreh Erdoğan.

Ai ka shtuar më tej se “Populli jonë i tregoi të gjithë botës që këtë vend nuk do t’ia dorëzojmë një grusht njerëzish që në qendër të tyre kanë grushtet e shtetit. Sa do që të krenohem me popullin turk është pak. Për ti paguar këtë borxh popullit tonë duhet të punojmë akoma më shumë duke e çuar vendin tonë në çdo drejtim akoma më përpara.

“Jemi të detyruar të mos e harrojmë 15 korrikun”

Duke vënë në dukje se pas mbledhjes së Këshillit të Lartë të Sigurisë i është sugjeruar qeverisë që të marrë vendim për shpalljen e 15 korrikut si “Ditën e Demokracisë dhe të Lirisë”, Erdoğan në vijim tha se janë duke punuar për ngritjen e përkujtimoreve në Ankara dhe Stamboll të cilat do të jenë simbol i dëshmorëve të rënë në këto vende. Ai ka theksuar se të afërmeve të të rënëve janë duke iu dhënë dhe do të vazhdojnë tu japin çdo lloj ndihme.

“Dua të theksoj edhe njehur: 15 korrikun nuk duhet ta harrojmë dhe nuk duhet të bëjmë që ta harrojnë”, tha Erdoğan dhe më pas shtoi se 15 korriku do të futet në shkolla, filma, dokumentarë dhe vepra letrare si dhe një gjë e tillë duhet nxitur që të bëhet.

“Ai që dyshon në këtë ditë, unë i sugjeroj diçka; shikoni listat e dëshmorëve, emrat e tyre, adresat e tyre, familjet e tyre, ndiqni pamjet që janë filmuar atë natë. Dëgjoni dëshmitë dhe tregimet e të mbijetuarve. Aty do të shikoni që 15 korrikun nuk e ka kundërshtuar një grup politik, social apo ekonomik. Atë e ka kundërshtuar populli i thjeshtë. Duhet të jeni të sigurtë që ata që vraponin drejt tankeve atë natë nuk kishin për qellim ndonjë interes politika po ekonomik. Jo për ato që kishin për shkak të besimit, lirisë, demokracisë dhe për brezat e ardhshëm kundërshtuan tentativën për grusht shteti. Atë natë të gjithë luftuan dhe u përpoqën për idealet që edhe unë i them gjithmonë; një popull, një flamur dhe një shtet.”

Duke theksuar se populli u hodh në rrugë fillimisht me thirrjen e Kryeministrit të vendit Binali Yıldırım dhe më pas me thirrjen e tij Erdoğan në vijim tha: “Kush nuk e quan 15 korrikun si një grusht shteti pa “por”, apo nuk e mallkon atë, edhe ai është një pjesë e tentativës për grusht shteti, ose të paktën është përkrahës vullnetar i tij.”

Në vijim të fjalës së tij Presidenti Erdoğan duke përmendur tubimin e madh të Yenikapı-s më 7 gusht, tha se bashkë me drejtuesit e shtetit, shefin e shtabit, liderët e partive politike në këtë tubim u tregua edhe njëherë qëndrimi i palëkundur kundër organizatave terroriste dhe uniteti i vendit.

“Në atë tubim pamë edhe njëherë se si populli turk bashkohet dhe bëhet një grusht i vetëm kur kemi të bëjmë me të ardhmen e Turqisë ose lirinë. Është përgjegjësia e secilit nga ne të ruajmë shpirtin e Yenikapı-s” u shpreh Presidenti Erdoğan dhe më pas shtoi se fuqia më e madhe kundër terrorit është ky unitet.

– “Shpresoj që të ketë një vazhdimësi”

Duke theksuar se ai beson në ripërsëritjen e pamjeve të tubimit të Yenikapı-s, Presidenti Erdoğan në vijim ka shtuar: “Normalisht kjo nuk do të thotë që ne do të mendojmë njëlloj në çdo temë dhe do të themi të njëjtën gjë për çdo gjë. Askush nuk e ka një kërkesë të tillë. Jemi të vetëdijshëm që të gjithë do të kenë mendime të ndryshme. Ajo që ne presim është uniteti përsa i përket të ardhmes së vendit dhe çështjet themelore të kësaj natyre. Nëse në luftën kundër organizatave terroriste si PKK, FETÖ, DAESH, nuk kemi një unitet kur bëhet fjalë për të ardhmen e vendit dhe sigurinë e kufijve, atëherë kjo do të thotë se kemi të bëjmë me një problem të madh.

– “Operacionet mbështeten edhe nga popullata vendase”

Presidenti Erdoğan duke theksuar se Turqia ka qenë shënjestër e sulmeve të grupeve terroriste si FETÖ, PKK dhe DAESH, në vijim të fjalës së tij në lidhje me luftën kundër DAESH-it u shpreh se përpjekjet e ushtrisë turke në luftën kundër kësaj organizate kanë bërë që ajo të tkurret në Siri dhe Irak.

Ndërsa përsa i përket operacioneve kundër PKK, Presidenti Erdoğan tha se popullata vendase është në përkrahje të ushtrisë në luftën kundër kësaj organizate. Politika e gropave dhe sulmeve me lëndë plasëse në lindje të Turqisë ka ndikuar negativisht në jetën e popullatës vendase. Organizata terroriste PKK tashmë është duke sulmuar për të mbrojtur planet e saj përtej kufirit, është shprehur Presidenti Erdoğan.

-“Jemi dëshmitarë të politikave me shumë koka të SHBA-së”

“Veçanërisht kohët e fundit politikat e SHBA-së ndaj rajonit tonë janë jo të qarta dhe me shumë koka. Një pjesë e drejtuesve amerikanë insistojnë në bashkëpunimin me organizata terroriste në Siri dhe Irak si PKK/PYD-YPG, ndërsa një pjesë tjetër e këtyre drejtuesve ndjekin politika më të afërta me politikat tona të ndjeshme”, tha Presidenti Erdoğan.

“Vetë e dinë…”

Ndërsa përsa i përket heqjes së regjimit të vizave me BE-në, Presidenti Erdoğan u shpreh: “BE-ja na ka dhënë fjalën që brenda këtij muaji do të ketë heqje të regjimit të vizave për qytetarët e Turqisë. Kur shohim deklaratat e BE-së në lidhje me luftën kundër terrorit e cila është jetike për Turqinë, shohim që po mundohen ta kthejnë në një kusht paraprak. Dua të jem i qartë. Kjo qasje tregon se BE-ja nuk dëshiron të mbajë fjalën e dhënë ndaj Turqisë. Dhe përsëri dua ta them hapur: Vetë e dinë…”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button