Gjatë bombardimeve në Halep shkatërrohet spitali më i madh

Si rezultat i bombardimeve nga ana e ushtrisë siriane besnike të presidentit të vendit Bashar al-Assad në Halep është shkatërruar spitali më të madh, i cili ndodhej në pjesën që është nën kontrollin e opozitës siriane, raporton Andolu Agency (AA).

Siç bëjnë të ditur zyrtarët e Mbrojtjes civile, helikopterët e regjimit sirian kanë kryer sulme me bomba barrel në rajonin Sahur në Halep.

Spitali është shkatërruar tërësisht ndërsa është shkaktuar dëm në një numër të madh të autoambulancave. Cak i forcave të regjimit kanë qenë edhe ekipet të cilat ndihmuan në evakuimin e spitalit.

Aktivisti lokal Mervan Salim për AA tha se ka të vrarë dhe të plagosur në këtë sulm. Të plagosurit janë vendosur në spitale të tjera. Salim theksoi se është bombarduar spitali më i madh në atë rajon.

Sipas tij, spitali edhe më herët ka qenë cak i sulmeve.

“Avionët rusë dhe ata të regjimit sirian bombardojnë në Sahur në të njëjtën kohë. Pjesët lindore të Halepit tashmë dhjetë ditë janë nën bombardime intensive. Rusët bombardojnë me bomba thërrmuese ndërsa regjimi sirian me bomba barrel”, tha Salim.

Pas 19 shtatorit kur erdh deri tek ndërprerja e armëpushimit në Halep janë intensifikuar sulmet ajrore. Në sulme humbën jetën 500 civilë ndërsa janë plagosur 1.600 të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button