Kur gazetari nuk informon, por betohet dhe mallkon

[Recension: “Kush e detyroi Xhezair Shaqirin të betohet se nuk dëshiron të bëhet deputet?!”]

Gjithkush ka të drejtë të përgënjeshtrojë informacionet që në media e etiketojnë gabimisht apo e keqinterpretojnë. Media është e obliguar të marrë në konsideratë përgënjeshtrimin dhe nëse është e bindur që ka pasur të drejtë, të thellojë më tej hulumtimin, për ta vërtetuar atë. Natyrisht që pa fakte, asgjë nuk mund të vërtetohet ose të hidhet poshtë.

tetova-sot-kush-e-detyroi-xhezair-shaqirin-te-betohet-se-nuk-deshiron-te-behet-deputet-1Linku deri te artikulli origjinal: “Kush e detyroi Xhezair Shaqirin të betohet se nuk dëshiron të bëhet deputet?!

Data e publikimit: 26.09.2016

Data e recensionit: 27.09.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Në formë indirekte, autori i këtij artikulli pranon se i është përgënjeshtruar artikulli paraprak, të cilin ai e ka ndërtuar pa marrë qëndrimin e Xhezair Shaqirit, personit për të cilin është bërë ky informacion. Përmbajtja e kthen mbrapsht ngjarjen dhe nuk e konsideron si përgënjeshtrim, por si detyrim. Në tekst supozohet pa fakte se Shaqiri ka qenë i detyruar nga dikush për të bërë përgënjeshtrimin.

Xhezair Shaqiri, ish komandant Hoxha, i cili dikur ishte me Kastriot Haxhirexhën, pastaj me Bardhyl Mamutin, Rufi Osmanin dhe tani së fundmi me Ziadin Selën, ka nisur që të mallkoj dhe shaj portalet, duke përfshirë portalin TetovaSot, pse ky portal ka shkruar në formë pyetje, a po pretendon Xhezair Shaqiri të bëhet deputet?

  • Përgjegjësia morale për pasaktësinë e informacionit bie mbi gazetarin prandaj është e rëndësishme që ai vetë të ndikojë dhe të sigurojë publikimin e demantit, korigjimit ose përgjigjes në median ku informacioni është publikuar, autori i të cilit është ai. Në këtë mënyrë gazetari mbron edhe integritetin e tij, por edhe integritetin e medias ku punon.
  • Të gjitha gabimet duhet të vërtetohen dhe të korigjohen. Pranimi i gabimeve është korektësi, ndërsa fshehja është e papranueshme për dinjitetin professional.

Reagimi i Shaqirit që ka të bëjë me përgënjeshtrimin e informacionit të publikuar paraprakisht, po nga kjo medie, është ky:

 “Kush mund të më informon se e cilës parti politike është ky portal pampers?

Pasha Allahun nuk kam biseduar me Selën as me asnjë parti tjetër për lista apo pazare personale deri sot.

Mallkimi i Allahut qoftë mbi mua nëse gënjej e nëse ky portal dhe gazetari ka shpif, mallkimi i Allahut qoftë mbi të dhe familjen e tij”, shkroi Xhezair Shaqiri në llogarinë e tij në Facebook.

  • Ato që kanë qenë objekt i sulmit apo kritikës duhet të kenë mundësi të përgjigjen para se kontributi të publikohet, dhe nëse kjo nuk ndodhë dhe përgjigja vjenë pas publikimit, ai duhet të jenë në masë të arsyeshme, i lidhur me temën dhe në formë korekte.

Autori thotë se “Opinioni po habitet…” me këtë gjë, por askund nuk e shohim të pasqyruar atë habi, me qëndrim të analistëve politikë apo të qytetarëve. Në fakt, habia më e madhe është se, në vend që të merret me fakte, teksti bëhet akoma më supersticioz kur në të shtohet: mallkimi rikthehet tek mallkuesi, nëse e njëjta nuk është e vërtet… Bën mirë që Xhezair Shaqiri të bën teube dhe t`i kërkoje falje gazetarëve dhe portalit TetovaSot.

Nuk është e tepërt të themi se mallkimet dhe “teubet” nuk janë punë e një gazetari dhe janë të papranueshme për një përmbajtje profesionale.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button