Abu Dhabi, të paktën 47 të lënduar nga përplasja e autobusëve

Të paktën 47 persona janë lënduar, prej të cilëve dy më rëndë, gjatë përplasjes së autobusëve në Abu Dhabi të enjten në mëngjes, njoftoi policia në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përplasja, në të cilën morën pjesë dy autobusë të shkollave dhe një transportues, ndodhi në një nga urat e Abu Dhabi-t.

Policia njoftoi se të lënduarit janë shtrirë në spital, por nuk saktësoi se sa në mesin e tyre kanë qenë nxënës. Hetimi për shkaqet e aksidentit rrugor është në rrjedhë.

Ngasja agresive është e zakonshme në rrugët e qyteteve të Emirateve Arabe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button