Malajzia kërkon kallëzime penale për sulmuesit me raketë të avionit MH17

Një ditë pas publikimit të raportit të përpiluar nga një ekip ndërkombëtar në të cilin u tha se avioni i Malaysia Airlines i fluturimit MH17 është rrëzuar nga një raketë e prodhimit rus të shkrepur nga Ukraina lindore që kontrollohet nga rebelët. Ministri malajzian për Transport, Liow Tiong Lai tha se vendi bën thirrje të fitojë drejtësia për këtë rast, raporton Anadolu Agency (AA)

Ai të enjten deklaroi se palët të emëruara në gjetjet e hetimit të ekipit ndërkombëtar të udhëhequr nga ekspertët holandez, patjetër të marrin përgjegjësinë dhe të përballen me dënimin e veprimit të tyre.

“Malajzia nuk ka hamendje në kërkesën që autorët të nxirren para drejtësisë përmes mekanizmave të përshtatshëm dhe efektiv të prokurorisë”, tha ai në një deklaratë.

Sipas raportit, vendndodhja e saktë e lançimit ishte një fushë bujqësore në afërsi të qytetit lindor ukrainas, Pervomaiskiy, që në kohën e tragjedisë ishte nën kontrollin e rebelëve pro-rusë.

Raporti tha se lançuesi i raketave u soll në Ukrainë nga Rusia dhe më vonë përsëri u kthye në Rusi.

“E pajisur me raportet, Malajzia është mase e përkushtuar të kërkojë drejtësinë”, deklaroi të enjten Liow.

Ndërsa raporti nuk ka përcaktuar autorët e veprës, ministri malajzian tha se ekipi i hetuesve ndërkombëtarë ka identifikuar rreth 100 individë të cilët mund të kenë llidhje me rrëzimin e avionit komercial MH17.

Ndryshe, avioni i Malaysia Airlines që po kryente udhëtimin në linjën Amsterdam-Kuala Lumpur u rrëzua më 17 korrik të vitit 2014 në Ukrainë, me çka humbën jetën 298 pasagjerë dhe ekuipazhi i avionit.

Si pasojë e rrëzimit të avionit humbën jetën 193 pasagjerë të Holandës, 43 të Malajzisë dhe 27 të Australisë.

Pavarësisht gjetjeve të hetuesve ndërkombëtarë të cilët kanë dhënë një listë të të dyshuarve të mundshëm në Rusi, Ukrainë dhe te grupi i rebelëve pro-rusë, të gjitha palët kanë mohuar përfshirjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button