Franca: OKB-ja të marrë vendim me të cilin do të mundësohet armëpushim në Halep

Ministri i Jashtëm fancez Jean-Marc Ayrault deklaroi se do të kërkojë nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) që të marrë vendim për të mundësuar armëpushim në qytetin Halep të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke iu drejtuar deputetëve në Kuvendin Kombëtarë Ayrault, tha se regjimi në Siri duke marrë mbështetjen e Rusisë dhe Iranit po lufton me të gjithë forcën kundër popullit të tij.

“Propozojmë të diskutohet rreth një vendimi që do të mundësojë armëpushimin në Halep. Ky vendim do të ofrojë që të gjithë të përballen me përgjegjësitë që kanë. Ata që nuk mbështesin vendimin do të marrin rrezikun e të qenit një partner në krimin e luftës”, tha Ayrault.

Ai theksoi se nuk do të lejojnë që Halepi të bëhet si rajoni Guernica ku civilët u bombarduan pa dallim në luftën e brendhshme në Spanjë në vitet 1930.

Në luftën e cila vazhdon prej 5 vitesh në Siri, veçanërisht ditëve të fundit në Halep po humbin jetën çdo ditë dhjetëra njerëz nga bombardimet e forcave të regjimit dhe të Rusisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button