Ozil ndërron numrin e fanellës

Mesut Ozil është i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re në Arsenal, me të cilën do ta ndërrojë edhe numrin e fanellës. Mesut Ozil – Arsenal, vazhdojnë së bashku.

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, mesfushori gjerman së shpejti do të nënshkruajë kontratë të re me “Gunners”.

Me marrëveshjen e re, Ozil do të bëhet futbollisti më i paguar në ekipin nga Emirates Stadium, përcjell “Lajmi.net”.

Por, ka edhe risi të tjera.

Ozil do ta ndërrojë numrin e fanellës dhe do ta veshë atë 10, e cila në të kaluarën i takonte mesfushorit Jack Wilshere, tani i huazuar në Bournemouth.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button