Po kodi telefonik për Kosovën, por si zonë territoriale e Serbisë

Në Bruksel po vazhdojnë edhe sot bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për zbatimin e marrëveshjeve për telekomunikacion.

Bisedimet do të fokusohen për finalizimin e gjithë hapave, në mënyrë që Kosova ta marrë kodin telefonik shtetëror +383, transmeton televizioni publik. Ministrja për dialog, Edita Tahiri ka thënë se Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që marrëveshja për telekomin të zbatohet ashtu siç palët janë marrë vesh më herët.

Megjithëkëtë, Marko Gjuriq, shef i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, ka deklaruar se Kosova do ta marrë kodin vetëm për përdorim në kuadër të zonës territoriale të Serbisë. Për këtë temë Bashkimi Evropian ka caktuar tri ditë bisedime, në mënyrë që të arrihet marrëveshja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button