Sulmi vetëvrasës në Bagdad shkakton disa të vdekur

Sipas të dhënave të para së paku katër persona kanë humbur jetën, ndërsa 11 të tjerë janë plagosur, gjatë një sulmi të kryer me bombë në kryeqytetin irakian, Bagdad, raporton Anadolu Agency (AA).

Koloneli policor në Bagdad, Hamid el-Mu’min, tha se sulmi vetëvrasës është kryer në afërsi të tregut kombëtar në Bagdad el-Jadidu, në lindje të qytetit.

Në këtë rajon, sipas tij, shumica e banorëve janë shiitë. Gjatë sulmit ka humbur jetën edhe sulmuesi.

Ende askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button