Azerbajxhani u tha “Po” ndryshimeve në kushtetutë

Sipas rezultateve jozyrtare të referendumit që u mbajt në Azerbajxhan për ndryshime në kushtetutë, 86.6 përqind e votuesve janë përgjigjur me “po”, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisioni Qendror Zgjedhor i Azerbajxhanit ka shpallur rezultatet jozyrtare të referendumit që u organizua për ndryshime në 23 nene të kushtetutës dhe shtimin e gjashtë neneve të reja në kushtetutë.

Komisioni shpalli rezultatet veç e veç për secilin nga 29 nenet që u prezantuan për votim. Komisioni bëri të ditur se sipas të mesatares së të dhënave, 86.6 përqind e qytetarëve u kanë thënë “po” ndryshimeve në kushtetutë.

Nga 5 milionë e 260 mijë votues të regjistruar, të drejtën e votës e shfrytëzuan 3 milionë e 671 votues, me çka pjesëmarrja në referendum arriti në 69.7 përqind.

Votimi u zhvillua në 5.627 pika votimi në Baku dhe qytetet e tjera. Ndërkaq, qytetarët që jetojnë jashtë Azerbajxhanit morën pjesë në referendum në qendrat e votimit të vendosura në 38 pika. Referendumi u vëzhgua nga 53.300 vëzhgues lokalë dhe 117 ndërkombëtarë.

– Reformat që do t’i sjellin ndryshimet në kushtetutë

Me ndryshimet në kushtetutë që u vendosën në votim para popullit me propozimin e presidentit Ilham Aliyev, parashihet që mandati i presidentit të shtetit të zgjatet nga pesë në shtatë vite, të hiqet kufizimi i moshës minimale prej 35 vitesh për zgjedhje si president i shtetit dhe presidentit t’i jepen kompetenca për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale.

Në mesin e ndryshimeve po ashtu parashihet edhe krijimi i pozitave “zëvendësi i parë i presidentit të shtetit” dhe “zëvendësit e presidentit”. Emërimet dhe largimet nga këto pozita do të bëhen nga presidenti i shtetit. Zëvendësi i parë i presidentit do të posedojë të drejtën e imunitetit. Në rast se mungon presidenti i shtetit, të gjitha kompetencat do t’i kalojnë zëvendësit të parë.

Përmes ndryshimeve në fjalë, në pjesën e legjislacionit të pronës do të shtohen nenet “Prona private sjell me vete nevojën e përgjegjësisë shoqërore” dhe “Në mënyrë që të sigurohet drejtësi shoqërore dhe përdorim produktiv të tokave, prona e tokave mund të kufizohet me ligj”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button