Feja është çështje private, e jo interes publik!

[Recension: Jozyrtarisht Zhurnal mëson se Osmani apo siç njihët në opinion “Endacaku” braktisë fenë islame, parapëlqen murgeshat?!]

Mediumeve jo profesionale si duket nuk u bëhet vonë kur prekin çështjet private, madje as kur bëhet fjalë për besimin apo bindjet fetare. Këtë e vërteton ky tekst, me plot komente, goditje dhe cilësime të ulëta. Gazetaria nënkupton informim, e jo diskreditim.

Teksti që po recensojmë fyen dhe diskriminon palën e apostrofuar në aspekt fetar. Madje, për të dëshmuar mungesën e profesionalizmit, në tekst as që është kërkuar fare qëndrimi i “Endacakut”.

Një makinerist apo ndryshe ‘mehaniçar’ ose siç quhet ky profesion në diasporë ‘uliçar’ me foton e fundit të shpërndarë në rrjetet sociale flitet se ka ndryshuar fenë, raporton Zhurnal nga burime të sigurta. Sipas informacioneve jozyrtare që arriten në redaksin tonë, “Zhurnal”, Endacaku ka vendosur që të ndryshojë fenë gjë që e vërteton edhe fotoja e zbuluar së fundi në të cilën Endacaku duket në mes të dy murgeshave.

“Gazetari do t’u përmbahet standardeve të pranuara shoqërore që kanë të bëjnë me dinjitetin dhe respektimin e dallimeve etnike, kulturore dhe religjioze në Maqedoni”, Kodi etik i gazetarëve.

“Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve”, Kodi etik i gazetarëve.

jozyrtarisht-zhurnal-meson-screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Jozyrtarisht Zhurnal mëson se Osmani apo siç njihët në opinion “Endacaku” braktisë fenë islame, parapëlqen murgeshat?!
Data dhe koha e publikimit: 23.09.2016
Data e recensionit: 25.09.2016
Recensues: Adrian Kerimi

“Gazetari duhet ta kultivojë kulturën e të folurit dhe etikën”. “Komunikimi i pasjellshëm me opinionin nuk ka të bëjë aspak me profesionin e gazetarit”, Kodi etik i gazetarëve.

Endacaku tashmë ka bërë shumë profesione që nga mehaniçar që e ka nisur në diasporë vend ku jeton dhe vepron më pas doli si një analist i pavarur që analizonte çdo ngjarje dhe jepte komente si prej out-it duke mos lodhur kokën se sigurisht për të lodhur kokën dhe analizuar nuk duhet lodhur veten çdo ditë në fabrikat e makinave në Europë, e më pas shpalli burri dheut kandidaturën për deputet edhe atë si kandidat i pa(çavur)varur por që sipas informacioneve që Zhurnal i disponon edhe ai ka vendosur, si shoku i tij (MUKI) të kalojë në rradhët e LSDM-së e të shitet njëjtë si patriot i “rrejshëm”!.

Çështja e besimit të një personi nuk duhet të jetë bazë për lajm, sidomos jo në këtë kontekst. Për opinionin në këtë rast nuk është e rëndësishme se çfarë beson ose nuk beson individi i apostrofuar. Fundja, fotografia,  në bazë të së cilës është bërë kjo përmbajtje, nuk është relevante në dozë të mjaftueshme për të dëshmuar atë që thuhet në tekst. Derisa informata e dhënë në bazë të fotografisë nuk është konfirmuar ose përgënjeshtruar nga pala e apostrofuar, kemi të bëjmë me një shpifje potenciale. Për më tepër, në këtë rast, mund të flasim edhe për një nëntekst i cili, edhe pse jo haptazi, nxit ndjenja negative ndaj një feje, duke e nënvlerësuar atë karshi religjionit të ‘preferuar’.

Ndryshe, Osmani i cili ka lindur në një fshat të Kumanovës, momentalisht jeton dhe vepron në shtetin e vogël të Lihtenshtajnit ku shumica e banorëve i takojnë besimit krishter. Si duket Osmani për shkak të interesave të ngushta parapëlqen fenë krishtere, madje i promovon edhe publikisht murgeshat, dhe në asnjë mënyrë nuk ka guxim të promovon besimin islam. Kjo dëshmon qartë se Osman më tepër parapëlqen të kthej kokën kah kryqi gjigant sesa kah xhamia. Fotografia që ka publikuar ai kohë më parë paraqet një dëshmi eklatante sesi favorizohet religjioni krishter për interesa të ngushta personale.

Përveç tekstit diskriminues, nënçmues dhe aspak profesional, kemi edhe një dozë tjetër të nëntekstit nxitës, ku janë përmendur edhe emra dhe figura tjera, të cilat aspak nuk kanë të bëjnë me çështjen që trajtohet. Së paku, përderisa nuk vërtetohet një gjë e tillë siç pretendon autori, mund të themi se teksti është tendencioz dhe ka për qëllim njollosjen e një personi apo dy personave, që janë vendosur në theks të artikullit.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Po, feja eshte ceshtje private e individit. Ajo paraqet institucion shpirteror qe implementon vlerat abatrakte te saja nepermjet te objekteve te besimit, ose shtepite e zotit ku ajo predikohet. Feja nuk imponohet me zort! Demokracia vlen edhe per fene dhe zhvillimin e saj. Islami per dallim nga fete tjera eshte me e ashper si religjion ngase deshiron te gjunhezoje tere boten me petsosmerine e saj dhe sigurimin e xhehenetit per besimtaret e saj. Thjeshte eshte fe pet injirante dhe njerez jo mire te for.uar kometarisht, qe kontribuojne qe ne emer te allahut e tere bita te arabizohet e tyrqizohet. Bota e civilizuat ska cte mer nga uslami i arabeve primitive, le ta mbajne per vete. Cdo kush mund te vendos cilen fe te zgjedh, sepse zoti eshte nje dhe ai e krinoi njerine per te dashur dhe nderuar tjetrun, dhe assesi per te percare dhe sunduar ne emer te tij. Osmani duhet ndruar emrin ne Fatmir, ngase po kho fe ia dha emrin turk per ta selxhukizuar ne emer te allahut turk!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button