VMRO-DPMNE nuk do t’i mbështesë kërkesat e Janevës

VMRO-DPMNE nuk do t’i mbështesë kërkesat e Janevës VMRO-DPMNE nuk do t’i mbështesë kërkesat që prokurorja speciale, Katica Janeva të enjten i dorëzoi në Kuvend, me të cilat kërkohet vazhdimi i punës së Prokurorisë Speciale, zgjatja e afatit kohor për hetimet, ndryshimin e ligjeve për dëshmitar dhe atë për privatësinë, si dhe respektimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Këtë e theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dje, gjatë vizitës në shkollën fillore “Kirili dhe Metodi”, kur u pyet nëse do t’i mbështesë kërkesat e Janevës, njofton META, transmeton Portalb.

“Siguruam çdo gjë që ishte e nevojshme. Buxhet, burime, punësime, objekte, logjistikë dhe çdo gjë që ishte e nevojshme. U ndryshuan ligjet e nevojshme, së bashku në linjë me opozitën dhe nuk vlerësojmë se është e nevojshme zgjerimi i tyre, përmirësimi ose bërja e një marrëveshjeje të re” tha Gruevski.

I pyetur nëse do të paraqitet në gjykatë si dëshmitar në rastin “Puç”, Gruevski tha se ai do të shfaqet në qoftë se merr ftesë nga gjykata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button