KS i OKB-së diskuton për sulmet ndaj civilëve në Halep

Këshilli i Sigurimit të OKB-së, mbajti një mbledhje urgjente pas humbjes së jetëve të shumë civilëve në Halep nga sulmet ajrore të regjimit të Asadit dhe Rusisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fillim të takimit Përfaqësuesi Special i OKB-së për Sirinë Staffan de Mistura, bëri një deklaratë në lidhje me situatën e fundit në vend.

Duke përdorur shprehjen “ditë trishtuese këto të sotmet”, Mistura tha se regjimi i Sirisë ka nisur sulmet intensive pasi shpalli se i dha fund njëanëshëm marrëveshjes për ndalimin e konflikteve.

Pasi ka vënë në dukje se në sulme kanë humbur jetën më shumë se 200 persona duke përfshirë gra dhë fëmijë, Mistura tha se “Bombardimet në Halep janë të rënda të papara ndonjëherë si nga sasia ashtu edhe nga llojet e bombave. Nëse qëllimi i qeverisë është fitorja ushtarake në Halep kjo do të zgjasë me muaj dhe do të thotë luftë nëpër rrugë që do të shkatërrojë qytetin”.

Ndërsa në lidhje me pamjet dhe fotografitë e viktimave civile dhe të sulmeve në Halep, Mistura u shpreh se sulmet ndaj civilëve dhe lloji i bombave të përdorura mund të përbëjnë krime lufte.

Më tej Mistura ka kritikuar kryerjen e sulmeve ajore në Halep nga regjimi dhe Rusia me pretekstin e terrorizmit duke thënë se “mbi 200 mijë njerëz nuk mund të jenë terroristë”.

Pasi ka vënë në dukje se nuk do të ketë fitues të kësaj lufte Mistura tha se “Nëse nuk mundësohet zgjidhje asnjë palë nuk do të fitojë konfliktet dhe në fund do të humbasë populli i Sirisë”.

Ai tha se nga bisedimet e kryera këtë javë nuk ka patur rezultate. Mistura u bëri thirrje anëtarëve të KS-OKB-së që të sigurojnë rivendosjen e sërishëm në zbatim të marrëveshjes për ndalimin e konflikteve.

Në lidhje me thirrjet për dorëheqje ku “shumë njerëz ‘pyesin a do të jepni dorëheqje?‘ Mistura, tha se “nëse jap dorëheqje do të përcillet një sinjal sikur komuniteti ndërkombëtar ka hequr dorë nga populli i Sirisë. Për këtë arsye nuk do të jap dorëheqje”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button