Është koha të mëndosh për të! Ja 4 trendet që duhet t’i rekomandosh partnerit në vjeshtë

Ata asnjëherë nuk preferojnë të kalojnë orë të tëra duke bërë shopping. Sigurisht që ka edhe përjashtime, por në përgjithsi meshkujt janë më të vendosur e më të orientuar në lidhje me blerjen e veshjeve të tyre. E meqë sezoni i vjeshtë së 2016=ës ka trokitur, e femrat pak a shumë e kanë ideuar gardërobën e tyre, është koha t’i kushtojnë vëmendje stilistike mashkullit të tyre, shkruan Revista Class.

Më poshtë do të shikoni kombinimet dhe trendet më në modë që duhet t’ia rekomandoni atij për këtë sezon. Nuk ka rëndësi mosha apo stili, sepse këtu renditen ato tendenca, tek të cilat mund të gjejë veten çdo mashkull.

Këmishat chic të ngjyrave të ndryshme, të kombinuara me pantallona klasike, dok me ngjyra apo xhins

Pavarësisht moshës së tij, këmishat janë një “must” për meshkujt në periudhën e vjeshtës dhe nuk duhet të mungojnë kurrë nga garderoba e tij. Edhe nëse ai është tip sportiv, këmishat klasike mund të kombinohen shumë bukur edhe me xhinse apo me pantallona dok me ngjyra, për t’i dhënë më tepër kolor veshjes së tij.

Këmishat me kauadrata, të kombinuara me xhinse dhe xhaketë sportive

Këmishat me kauadrata me sa duket, nuk dalin kurrë nga moda. Ato e bëjnë veshjen më sportive dhe plot ngjyra. Ky kombinim mund të realizohet si me atlete sportive për një stil casual, ashtu edhe me këpucë më chic, për ta bërë veshjen të përshtatshme edhe për zyrë.

Trikot sportive me zinxhir

Edhe trikot sportive me zinxhir janë një tjetër tendencë e kësaj vjeshte. Ato mund të kombinohen me pantallona sportive, por edhe me pantallona klasike, për të krijuar një thyerje interesante në stil, gjë që është shumë në modë kohët e fundit edhe për meshkujt.

Këpucë casual me gomë me ngjyra

Për t’i shtuar ngjyrë dhe klas veshjeve të partnerit tuaj, rekomandojini atij këpucë casual ku përveç ngjyrave bazike, dalin në pah edhe nuancat fosforeshente të gomës, të cilat krijojnë kontrast dhe e bëjnë look-un e tij akoma më interesant.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button