Ndotja në Shkup dhe Tetovë, asnjë masë për ndryshimin e situatës

Banorët e Shkupit dhe Tetovës të përgatiten edhe për një dimër me ajër të ndotur. Këto parashikime i ka bërë Dragan Gjorgjev nga Instituti i shëndetit publik gjatë një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Shkaqet për parashikimet e këtilla të Gjorgjevit janë se institucionet kompetente shtetërore dhe lokale kanë ndërmarrë shumë pak masa prej të cilave nuk mund të pritet ajër më i pastër.

“Ndoshta do të ketë pak përmirësime, por në esencë, burimi kryesorë i ndotjes, është ngrohja, ngrohja individuale, sidomos në këtë sezon të ngrohjes, qarkullimi i makinave kështu siç e kemi dhe kushtet e komunikacionitr”, deklaroi Dragan Gjorgjev, Instituti i shëndetit publik, transmeton Alsat-M.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button