Gjorgjev: Ajri i ndotur tashmë nuk është vrasës i padukshëm

Është e gjërë gama e efekteve shëndetësore dhe unë mendoj se ndotja e ajrit është tashmë një vrasës i heshtur dhe i dukshëm dhe një nga helmet e para mjedisore që shkakton vdekje. Kjo me të vërtetë është një e dhënë e rëndësishme, tha nga Instituti i Shëndetit Publik, Dragan Gjorgjev në intervistë për Radion Evropa e Lirë, transmeton Portalb.

“Në këtë periudhë ne fillojmë të mendojmë për ndotjen e ajrit në sezonin e ngrohjes dhe vetë fakti që për disa vjet jemi më të fokusuar, të gjitha subjektet, mendoj se kjo është një arritje, por në çdo rast janë të nevojshme veprime që të presim përmirësime më serioze”-theksoi Gjorgjev.

“Ka pasur aktivitete të caktuara, këto ditë dhe vetë pash aktivitete edhe në sektorë të tjerë, dhe ndoshta për shkak të këtyre aktiviteteve mund të presim përqendrime disi më të ulëta, por larg nga ajo që përsëri nuk do të ketë përqëndrime të larta të ndotjes, përsëri qytetet, sidomos Shkupi dhe Tetova, mendoj se do të ketë përqendrime të ngjashme dhe nuk shoh se është bërë diçka dramatike, për të pritur përmirësime dramatike”-potencoi ai, “Pra, mbase do të ketë disa përmirësime, por në thelb burimet kryesore të ndotjes, dhe ajo është  ngrohja individuale, sidomos në sezonin e ngrohjes, trafiku,kështu siç është dhe kushtet e trafikut edhe më tej vazhdojnë të jenë në formën e njëjtë, bashkë me ato karakteristika që janë gjeografikisht, respektivisht gjeologjikisht, të vendosura në Shkupit dhe Tetovë, pra bshkë me ndonjë faktor natyror nuk garantojnë se do të kemi disa përmirësime të mëdha, të mëdha. Përsëri do të ketë përqëndrime të larta, ditë të gjata me tejkalim të kufirit etj.”

Sipas tij fokusi duhet të bie mbi ndotësit më të mëdhenj, që sipas analizave të bëra janë: grohja, transporti dhe planifikimi urban.

“Tani ne bëjmë analizë pikërisht në këtë temë, nga ku vjen pjesa më e madhe e ndotjes, tregohet se rreth 50 për qind e ndotjes, sidomos në sezonin e ngrohjes vjen nga ngrohja. Pra, ngrohja, transporti dhe planifikimi urban duhet të jetë fokusi”-shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button