BE: Sulmet ndaj civilëve në Halep në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

Bashkimi Evropian (BE) deklaroi se në asnjë mënyrë nuk do të pranojë intensifikimin e sulmeve ndaj civilëve në Halep dhe rrethinë nga ana e regjimit sirian dhe mështetësve të tij, dhe se këto sulme janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, raproton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe komisioneri evropian për ndihmën humanitare dhe menaxhim të krizës, Christos Stylianides lëshuan një deklaratë të përbashkët lidhur me ngjarjet në qytetin Halep të Sirisë.

“Në 48 orët e fundit gjendja në Siri në mënyrë të shpejtë dhe dramatike po përkeqësohet. Bombardimi i civilëve dhe të pafajshmëve, sulmi ndaj tyre, lënia pa ndihma humanitare dhe ndërprerja e ujit janë në kundërshtim më të drejtën ndërkombëtare dhe se BE nuk do të pranojnë në gjë të tillë”, thuhet në deklaratë.

Më tej thuhet se vuajtjet e popullatës në Halep paraqesin një ofendim ndaj gjithë njerëzimit ndërsa u bëhet thirrje të gjitha vendeve të cilat kanë ndikim ndaj regjimit dhe opozitës të bëjnë përpjekje maksimale që palët ti japën fund konfliktit në Siri.

“BE-ja dëshiron përparim të mëtutjeshëm në negociatat politike për Sirinë të cilat zhvillohen nën patronazhin e OKB-së dhe se Unioni do t’i shqyrtojë mundësitë shtesë për fillimin e negociatave ndërmjet të gjitha palëve”, thuhet mes tjerash në deklaratën e Mogherinit dhe Stylianides.

Që nga 19 shtatori e këtej si pasojë e sulmeve ajrore mbi popullatën civle të kryera nga regjimi i Asadit dhe ushtria ruse jetën e kanë humbur 323 civilë kurse 1.334 janë plagosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button