Obama i vendosi veto ligjit për padi kundër Arabisë Saudite

 Presidenti amerikan Barak Obama mbrëmë vendosi veto në ligjin, me të cilin u lejohet familjeve të viktimave nga sulmet në SHBA më 11 shtator të vitit 2001, ta padisin Arabinë Saudite, transmeton MIA.

Obama me veton rrezikon të sulmohet ashpër nga opinioni, por edhe në Kongres.

Presidenti amerikan ka shprehur “simpati të thellë” për familjet e viktimave, por deklaroi se pa marrë parasysh në këtë, ligji do të ishte “i dëmshëm për interesat kombëtare të SHBA-së” dhe do t’i shkelte parimet e imunitetit sovran.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button