Nikollovski do ta udhëheqë delegacionin e APKE-­së për vëzhgimin e referendumit në Azerbajxhan

­ Shefi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) Aleksandar Nikolloski, në emër të kësaj asambleje ndërkombëtare, do ta udhëheqë komisionin Ad hok për vëzhgimin e referendumit për ndryshimet kushtetuese në Azerbajxhan, të caktuara për më 26 shtator, shkruan MIA.

“Kjo është hera e parë një deputet nga Kuvendi i Maqedonisë të zgjidhet ta udhëheq mision të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për vëzhgim të zgjedhjeve ose referendume. Deputeti Nikollovski për shkak të përvojës së tij në vëzhgimin e zgjedhjeve në vendet anëtare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. përmes pjesëmarrjes në shumë misione parazgjedhore dhe zgjedhore, është zgjedhur nga Byroja dhe nga kryetari i Organizatës për shef të misionit, i përbërë prej shtatë anëtarëve nga të gjitha grupet politike, e cila duhet të japë vlerësim për referendumin në Azerbajxhan”, informon shërbimi për shtyp i Kuvendit të RM­-së.

Delegacioni do të takohet me presidentin e Azerbajxhanit, kryetarin e Parlamentit, kryetarin e Komisionit Qendror Zgjedhor dhe anëtarët e delegacionit të Azerbajxhanit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe të mediave.

Në ditën e referendumit, anëtarët do të jenë prezentë në vendvotime. Pas përfundimit të votimit, është paraparë që Ad hok Komsioni të mbajë konferencë për shtyp në të cilën do të kumtohet vlerësimin i tyre për procesin. Asambleja Parlamentare e vëzhgon referendumin në Azerbajxhan pas ftesës së marrë nga autoritet në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button