Thaçi u takua me Drejtorin e NDI­-së, Khris Henshau

­ Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë realizoi takim me Drejtorin e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Kris Henshau.

Në këtë takim, siç thuhet në kumtesë, u diskutua për situatën aktuale politike dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Bashkëbiseduesit gjithashtu diskutuan edhe për kodin zgjedhor si dhe për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Thaçi njëkohësisht u shpreh se Partia Demokratike Shqiptare do të jep kontribut maksimal në përshpejtimin e proceseve integruese, si dhe kërkoi dialog serioz për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura dhe me interes për shqiptarët në Maqedoni, mohimi i të cilave e pamundëson ushtrimin e demokracisë së vërtetë në vend dhe minimizon gjasat e anëtarësimit të vendit në strukturat euroatlantike.

Gjithashtu në takim u diskutuan edhe format e bashkëpunimi konkret mes PDSH­së dhe NDI­së në sferat e trajnimeve të ndryshme dhe këshillave që i ofron ky institut, thuhet mëtej në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button