Gazetari në funksion të propagandës politike

[Recension: Pas 50 viteve investohet në spitalin e Kumanovës, meritë e drejtorit Latifi]

Edhe zyra për marrëdhënie me publikun e një subjekti ndoshta nuk do të ishte kaq “profesionale” në propagandë, si autori i këtij teksti. Aq tepër është kaluar kufiri profesional. Teksti që po recensojmë nuk informon për asgjë konkrete, për ndonjë risi apo informatë të rëndësishme për interesin publik, por bazohet në diçka të përgjithshme, duke u fokusuar në ‘bëmat’ e drejtorit të spitalit.

Qëkur me spitalin e Kumanovës drejton kuadri i BDI-së, shqiptarët ndjehen më të sigurt, më të përfaqësuar, por tashmë ka nisur që të ndryshoj edhe infrastruktura e këtij spitali. Kjo gjë mund të vërehet me kuadrot e mjekëve ku thuajse në secilin departament të këtij spitali ka mjek dhe motër mjekësore që janë shqiptar. Investimi më i ri në infrastrukturën e këtij spitali është kurorëzim i një pune të suksesshme të drejtorit të këtij spitali, kuadër i BDI-së, Arif Latifi.

Teksti nuk jep detaje se çfarë po punohet, por kush po punon. Teksti është nisur si lajm, por ka përfunduar si opinion apo qëndrim personal i autorit.

pas-50-viteve-investohet-ne-spitalin-e-kumanoves-screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Pas 50 viteve investohet në spitalin e Kumanovës, meritë e drejtorit Latifi
Data dhe koha e publikimit: 21.09.2016
Data e recensionit: 22.09.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Në përpilimin e këtij artikulli nuk është marrë parasysh Kodi Etik. Duhet përkujtuar se autori është i obliguar të mbrojë vetëm interesin e redaksisë dhe publikut. Me këtë artikull, tentohet që një vlerësim personal të imponohet si fakt para lexuesve.

“Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve”.
“Duhet pasur dallim mes reklamimit dhe tekstit gazetaresk me ilustrim”.

Tashmë shqiptarët nuk kanë frikë nga vjedhja e fëmijëve të tyre, helmimi i grave dhe mbytja e qëllimshme nga pakujdesia e foshnjave shqiptare. Ata janë të sigurt pasi që në secilin drejtim, drejtori Latifi është përkujdesur që shqiptarët dhe të tjerët të janë të sigurt dhe të krijohet një ambient ku njerëzit do të mjekohen aty e jo të frikësohen dhe të marrin sëmundje të ndryshme ngjitëse. Disiplina në punë e ka bërë spitalin e Kumanovës që të ndryshoj rrënjësisht si në higjienë, si në sjelljen e punëtorëve. Dëshmitë e shumta të kumanovarëve që i kanë parë dallimet dhe fotot nga investimet e fundit flasin vet për atë që ne jemi duke shkruar./TetovaSot/

Në artikull janë përmendur shumë emra, mjekë, pacientë, kuadro të tjera, por autori nuk e ka vlerësuar si të arsyeshme të anketojë disa qytetarë, t’i pyesë së sa janë të kënaqur me shërbimin në këtë shtëpi shëndeti, të kërkojë prononcimin e mjekëve në lidhje me kushtet e punës, e kështu me radhë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button